Prishtinë, 05 nëntor 2018
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës z. Osman Kurtolli së bashku me stafin administrativ dhe me imamët e këtij Këshilli sot vizituan Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Këta u mirëpritën nga kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, të cilin e uruan për zgjedhjen si Myfti i Kosovës, duke u uruar bereqet dhe mbarësi në punën e tij.