Prishtinë, 31 tetor 2018
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës, z. Bejtullah Hashani, së bashku me stafin administrativ të këtij Këshilli, vizituan Myftiun Tërnava.
Këta uruan këtë të fundit për zgjedhjen në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës edhe për një mandat, duke lutur të Madhin Zot që t’i japë bereqet dhe të mira në udhëheqjen e këtij institucioni.