Prishtinë, 29 tetor 2018
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Botërore Islame, dr. Muhamed bin Abdulkerim el Isa, ka uruar zgjedhjen e Naim ef. Tërnavës si Myfti i Kosovës.
Ai në urimin e tij ka lutur Zotin që t’i ndihmojë në këtë përgjegjësi të madhe që ka.
“Duke e lutur që Zoti t’i ndihmojë në këtë përgjegjësi të madhe të cilën e keni vërtetuar me veprat tuaja, se jeni meritor për këtë detyrë”, thuhet në urimin e sekretarit Muhamed bin Abdulkerim el Isa.