Prishtinë, 20.08.2018

Miliona besimtarë nga e mbarë bota, në mesin e tyre edhe haxhitë nga Kosova sot do të qëndrojnë në Arafat, ku me lutje, ibadete e namaz do të kryejnë një nga kushtet themelore të haxhit, e që është qëndrimi në Arafat.

Vedat Sahiti, drejtor i Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, i cili po qëndron në Arafat së bashku me haxhitë njoftoi se të gjithë haxhitë janë shëndosh e mirë dhe janë duke i kryer të gjitha ritualet sipas planit të paraparë.

Pas namazit të akshamit haxhitë tanë do ta lënë Arafatin dhe do të nisen për në Muzdelife, ku do të qëndrojnë një pjesë të natës, ndërsa në mëngjes do të nisen për Mina.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program kushtuar festës së 28 Nëntorit

Prishtinë, më 26 nëntor 2024 Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkë…