Prishtinë, 08.08.2018

Sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është nisur aeroplani i parë me besimtarë nga Kosova drejt Mekës për ta kryer obligimin e Haxhit.

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura për udhëtimin e besimtarëve drejt vendeve të shenjta, Mekës dhe Medinës.

Ditëve në vazhdim pritet të udhëtojnë edhe besimtarët tjerë nga Kosova, e që këtë vit janë gjithsesj 1083 besimtarët që pritet ta kryejnë Haxhin, prej tyre 713 meshkuj dhe 370 femra.

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…