Prishtinë, 07 gusht 2018
Me pjesëmarrjen e kryeredaktorit të revistës Dituria islame dhe të anëtarëve të tjerë të redaksisë, sot u mbajt mbledhja e radhës e kësaj reviste. Mbledhjen e hapi kryeredaktori, prof. Ajni Sinani, i cili foli mbi ecurinë e punës, duke çmuar kontributin e anëtarëve të redaksisë dhe theksoi se ka ende shumë punë për t’u bërë në ngritjen e cilësisë së revistës. Ai luti Zotin që të kenë sukses dhe që të vazhdojnë të japin edhe më tutje kontribut në revistë.
Në këtë mbledhje u analizuan numrat 330-331 dhe anëtarët e redaksisë shfaqën mendimet dhe sugjerimet në lidhje me këta dy numra. Po ashtu në këtë mbledhje u dhanë edhe propozimet që do të begatojnë edhe më shumë numrat vijues të revistës.