Prishtinë, 8 maj 2018
Sot, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dabi, kanë filluar aktivitetet e “Konferencës botërore mbi komunitetet myslimane – mundësitë dhe sfidat”, nën kujdesin e ministrit të Tolerancës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Sheikh Nahyan Bin Mubarak Al Nahyan, dhe me pjesëmarrjen e 600 personaliteteve nga më shumë se 140 vende .Në ketë konferencë po merr pjesë përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës mr. Besim Mehmeti.
Konferenca u hap me himnin e EBA-së dhe me lexim nga Kurani, pastaj u dha një film dokumentar në lidhje me gjendjen e myslimanëve dhe statusin e tyre nëpër vede të ndryshme të botës dhe për figurat më të rëndësishme historike islame që kontribua për ndërtimin e civilizimit dhe për zhvillimin e shkencës.
Pas kësaj, konferenca nisi me një fjalim nga ministri i Tolerancës. Ai foli për sfidat më të rëndësishme me të cilat përballen myslimanët në botë dhe tha:
“Unë ju përshëndes dhe ju deshiroj mirëseardhje në këtë konferencë botërore për komunitetet myslimane, duke shpresuar se, me vullnetin e Zotit, konferenca të jetë e dobishme për dialog dhe shkëmbim të pikëpamjeve dhe përvojave. Unë gjithashtu lus Allahun e plotfuqishëm të dhurojë sukses në prezantimin e propozimeve dhe rekomandimeve të dobishme, të kontribuojë në arritjen e progresit të mirë dhe paqes në këtë botë, në të cilën mbivendosja e interesave dhe qëllimeve eshte bërë realitet dhe bota është bërë një fshat i vogël global. ”
Gjatë dy ditëve konferenca do të shtjellojë tema të ndryshme të nderlidhura me pakicat myslimane në shoqëritë e ndryshme në botë, si dhe gjendjen e shoqërive myslimane, sfidat dhe perspektivat.