Prishtinë, 27 dhjetor 2017

Sot, Myftiu i Kosovës, Naim ef.Tërnava, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Salvatore Cuoci.

Myftiu i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në detyrën e re gjeneralit Salvatore Cuoci, e njohu me organizimin e jetës fetare në vend dhe me insitiucionet e BIRK-ut, me bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në Kosovë prej shekujsh. Myftiu  theksoi respektin dhe mirënjohjen që gëzojnë forcat e KFOR-it te të gjithë qytetarët e Kosovës.

Nga ana e tij, Gjenarali Couci falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tij personal dhe të Bashkësisë që udhëheq në mbajtjen dhe kultivimin e vetëdijes për paqen, për harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën qytetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…