Prishtinë, 6 qershor 2017

Në vazhdën e aktiviteteve të Kryesisë së Bashkësisë Islame  të Republikës së Kosovës (BIRK) të “Ramazanit 2017” të kryesuar nga myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava ekipi i Ramazanit qëndroi në rajonin e Prizrenit ku u shtrua  iftar tradicional për administratën  dhe  imamët e Këshillave të Prizrenit, Suharekës, Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës.

Të pranishmit pas iftarit me një fjalë rasti të pranishmëve në emër të Kryesisë së BIRK-së  iu drejtua Myftiu Naim ef. Tërnava i cili drejtoi lutje  Zotin që duatë dhe agjërimin të na i pranojë dhe më të mundohemi të fitojmë nga ky muaj i bekuar dhe të na bëjë prej atyre që kemi  në vazhdimësi frikën e Zotit.

Ai  në vazhdim falënderoi edhe përfaqësuesin e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe  në Mal të Zi  z.Ibrahim el Alevi dhe shtetin e EBA-së të cilët ndihmuan popullit të në momentet më të vështira të historisë  dhe vazhdojnë të ndihmojnë si dhe falënderoi për sponsorizimin  e këtij iftari nga ambasada e EBA-së  në Mal të Zi.

“Ky muaj  i bekuar i Ramazanit po na e pastron edhe më shumë shpirtin, mendjen dhe zemrën tonë dhe me tërë qenien tonë iu kemi përkushtuar Krijuesit të këtij Universi. Kur ju shikoj juve të nderuar imam kujtoj se kemi obligim të madh ndaj Medresesë Alauddin  për formimin e këtij kuadri kaq domethënës në ruajtjen e Fjalës së Zotit dhe Muhamedit a,s, dhe përcjelljen në mënyrën më besnike tek brezi i ri. Nga Kurani  ne në vazhdimësi marrim se fjala e Allahut është e pashtershme, kuptimplote dhe absolute”-nënvizoi myftiu Tërnava.

Në fund myftiu Tërnava u lut për mirëqeniene  përgjithshme të vendit dhe të globit mbarë, dhe në mes nesh të zotëroj paqja, dashuria e respekti.

Këtë tubim e përshëndeti edhe  i ngarkuari me punë  në ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi, z.Ibrahim el Alevi i cili në emër të EBA-së theksoi se projektet në dobi të Kosovës edhe më do të vazhdojnë dhe ndjemi të privilegjuar që Allahu na e ka dhënë mundësin që ne të jemi bashkërisht në këtë iftar me ju dhe shprehu falënderim për pjesëmarrjen imamëve në këtë iftar.

Pas iftarit, ekipi i Ramazanit u shpërnda nëpër xhamitë e rajonit të Prizrenit për të ligjëruar nëpër xhami dhe falë namazin teravisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…