Në samitin e 9-të të Këshillit të lartë  islamik të Evroazisë i cili u mbajt në  Istanbul në tetor të vitit të kaluar ku morrën pjesë Kryetarët dhe Myftitë e shteteve antare të këtij Këshilli duke marrë paraysh rëndësinë dhe nevojën e besimtarëve të shteteve antare për të pasur nje Këshill të fetvasë   u vendos unanimisht të themelohet edhe Këshilli i lartë  për fetva , dhe pas pregatitjeve të  duhura me 10 maj në përkujdesjen dhe kryesimin e Kryetarit të Dijanetit të Turqisë Prof.Dr.Mehmet Gormez dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shteteve antare u mbajt mbledhja konstituive dhe u themelua  Këshilli i lartë për Fetva dhe për kryetar zgjodhi prof.dr. Ahmed Yaman.
Në Këshillin e Lartë të Fetvasë është e përfaqesuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës përmes Vedat ef. Sahitit -Këshilltar i  Myftiut  të Kosovës.
Keshilli i lartë i fetvave do të angazhohet të  jep fetva kryesisht për cështje të interesit të përbashkët të muslimanëve që jetojnë në shtetet antare të EvroAzisë e në vecanti  për cështjet që kanë të bëjnë me  kalendarin-takvimin dhe me kohët e namazeve me qëllim të unifikimit  të besimtarëve ,  si dhe luftimit të fetvave  të rrezikshme të cilat janë përhapur permes mediave  të papërgjegjshme  dhe përmes rrjeteve sociale. Në takimin e parë u miratua edhe rregullorja e punës në bazë të së cilës do punoj dhe funksionoj Këshilli i Fetvasë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…