Prishtinë, më 14 janar 2025

Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në Konferencën dhe Panairin për Shërbimet e Haxhit dhe Umres, e cila filloi punimet sot në Xhide të  Arabisë Saudite, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan.

Gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për besimtarët kosovarë, të cilët shkojnë për ta kryer umren.

Myftiu Tërnava falënderoi autoritetet e Arabisë Saudite, në krye me Kujdestarin e dy vendeve të shenjta, mbretin Selman bin Abdulaziz dhe princin e kurorës, Muhamed bin Selman për shërbimet dhe lehtësitë e ofruara për vizitorët e dy vendeve të shenjta.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Filloi punimet Konferenca dhe Panairi për Shërbimet e Haxhit dhe Umres

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në Xhide të Arabisë Saudite ka filluar punimet Konferenca dhe …