Prishtinë, më 11 dhjetor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoi sot Ambasadën e Kuvajtit në Tiranë, në të cilën u mirëprit nga këshilltari, njëherësh zëvendësshefi i misionit, z. Adnan Alguhnaim.

Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që të falënderoi shtetin e Kuvajtit për përkrahjen që ka dhënë për Kosovën dhe popullin e saj, duke shprehur kështu një gatishmëri që të vazhdohet bashkëpunimi i mirë ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ambasadës së Kuvajtit.

Myftiu e falënderoi z. Alguhnaimin, e përmes tij edhe Ambasadën e Kuvajtit veçanërisht për angazhimin e tyre të pambarim në përkrahje të projekteve të përbashkëta BIK-u, gjithnjë në të mirë të qytetarëve tanë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava mbajti takim me kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës

Prishtinë, më 16 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…