Prishtinë, më 3 shtator 2024

Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë, Ahmet ef. Sadriu dhe kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, morën pjesë dje në varrimin e ish-kryeimamit të Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Ulqinit, Rexhep ef. Lika, i cili ndërroi jetë më 1 shtator 2024.

Në varrim morën pjesë imamë dhe zyrtarë të shumtë të Bashkësisë Islame, si dhe besimtarë nga vende të ndryshme të vendit.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, sekretari Sadriu, përcolli përshëndetjet dhe ngushëllimet e Myftiut Tërnava dhe të besimtarëve nga Bashkësia Islame e Kosovës, duke lutur Zotin xh.sh. që shpirtin e rahmetliut ta mëshirojë dhe ta gradojë me Xhenet. Ai tha se rahmetliu ishte një njeri me vlera të larta jo vetëm në rrethin e tij në Mal të Zi, por edhe në rajon e më gjerë.

Namazit të xhenazes i priu reisi i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat ef. Fejziqi.

Rahmetliu Rexhep ef. Lika lindi në vitin 1940 në fshatin Brajshe të Ulqinit. Shkollën fillore e kreu në Katërkoll, ndërsa të mesmen në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, në të cilën diplomoi në vitin 1960. Ai gjatë jetës së tij punoi si imam në xhaminë “Husein Pasha”, në xhaminë e “Bregut”, në xhaminë “Namazgja”, ndërsa shërbeu edhe si kryeimam i Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Ulqinit gjatë viteve 1998-2010.

Lusim Zotin e Madhëruar që ta mëshirojë shpirtin e tij dhe ta gradojë me Xhenet.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…