Prishtinë, 14 maj 2024

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim kryetarin e Qendrës Kulturore Myslimane Shqiptare “Haxhi Zeka” në Namur – Belgjikë, z. Musa Mulajn.
Drejtori Siminca falënderoi z. Mulajn dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje. Ai falënderoi në veçanti z. Mulajn për kontributin e tij, në lidhje me përgatitjen për fillimin e ndërtimit të qendrës (xhamisë) së re në Namur, si dhe shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.
Ndërkaq, z. Mulaj, falënderoi drejtorin Simnica për pritjen dhe për gatishmërinë e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, që të vazhdojë bashkëpunimi i mirë që kanë me qendrat islame në diasporë. Ai gjatë kësaj vizite, dorëzoi edhe një sasi të vitrave të tubuara gjatë muajit Ramazan nga mërgata jonë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…