Prishtinë, më 30 mars 2024

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Kuvendit të BIK-ut, dr. Ajni ef. Sinani. Mbledhja filloi me lexim të Kuranit, e më pas u vazhdua me pikat e rendit të ditës, të cilat pas shqyrtimit, u miratuan të gjitha.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, në fjalën e tij, foli për gjendjen e përgjithshme të organizimit fetar në Kosovë. Në veçanti foli për përgatitjet për muajin Ramazan dhe festës së Fitër Bajramit.

Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e Kuvendit shqyrtuan dhe u miratuan Raporti i Punës së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për vitin 2023, Raportin e Komisionit Financiar si dhe u shqyrtuan dhe miratuan pasqyra e të hyrave dhe të dalave të Kryesisë.

Po ashtu, në këtë mbledhje të Kuvendit u shqyrtuan edhe çështje të tjera, të cilat u ngritën nga anëtarët e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…