Prishtinë, më 29 mars 2024
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi, shtroi sonte iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në postimin e kryetarit Krasniqi në Facebook, ai përmendi vlerat që përfaqëson ky muaj, si durimi, solidariteti, respekti dhe uniteti.
“Sonte, kisha kënaqësinë të shtroj iftar për Myftiun Naim Tërrnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës, në shenjë nderimi dhe respekti për muajin e bekuar të Ramazanit.
Vlerat që përfaqëson ky muaj, si durimi, solidariteti, respekti dhe uniteti, janë vlera të cilat duhet t’i çmojmë dhe për të cilat kemi shumë nevojë sot si individë e si shoqëri.”
Ai dha mesazhin për mbështetje të njëri-tjetrit në rrugë e punë të drejta e të frytshme.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi kryetarin Krasniqi për shtrimin e këtij iftari, duke shprehur kështu përkushtimin e tij dhe të institucionit që ai drejton për të bashkëpunuar për punë të mira e të mbara.