Prishtinë, më 23 mars 2024
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, nën kryesimin e kryetarit të saj, Myftiut Naim ef. Tërnava.
Në hapje të kësaj mbledhje, Myftiu Tërnava, falënderoi Zotin për begatitë dhe nimetet që na i ka dhënë, duke lutur Atë për pranim të agjërimit dhe të ibadeteve që i bëjmë gjatë muajit të bekuar Ramazan.
Kryesia e BI-së në këtë mbledhje shqyrtoi dhe miratoi raportin e Kryesisë për vitin 2023, shqyrtoi dhe miratoi pasqyrën financiare për vitin 2023, si dhe shqyrtoi dhe miratoi llogarinë përfundimtare të këshillave të BI-së për vitin 2023.
Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për përgatitjet e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të BI-së së Kosovës, si dhe u shqyrtuan lëndë të ndryshme dhe u morën vendime në bazë të kompetencave të kësaj Kryesie.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…