Xhamia ”IKRA”, është njëra nga shoqatat Islame Shqiptare nën
ombrellën e Bashkësisë Islame Shqiptare – AIS me mision të ofroj shërbime
kulturo-fetare anëtareve të saj, me fokus të veçantë bashkëkombasëve
shqipatar por edhe muslimanëve të kombësive tjera. Xhamia IKRA është një
nga katër (4) xhamijat e qytetit të Landskrona-së, qytet ky (i themeluar nga
1413) me 35 000 banorë (statisktika nga 2020) që gjendet në bregdetit
perëndimor të Suedisë. (Rajoni Skåne)
Shoqata Islame Shqiptare “IKRA” shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të Një (1) Imami – khatibi me kohë të pa caktuar
Përgjegjësitë:
- Imam dhe hatib në xhami,
- Prezentimi i kohëve të namazit në Xhami,
- Koordinator i mësim-besimit në Xhami, ligjërues në derset javore
- Së bashku me kryesinë dhe xhematin, por përgjegjës kryesor për davet
(thirrje) në qytetin e Landskrona-së me rrethin, - Së bashku me kryesinë përgjegjës për shtimin e anëtarëve pagues nga
ATS, - Të marrë pjesë në këshillin e hoxhallarëve në AIS – Bashkësisë,
- Ti kryej shërbimet mortore për anëtar/-e, pastrimin e xhenazës gjinisë
mashkullore, të kryej vizitë familjës dhe të marrë pjesë në të pame, - Të këshillohet me kryesinë e Xhamisë,
- Në rast mungese apo pushimi vjetor të përpiqet të gjej zëvendësues sa i
përket aktiviteteve elementare të Xhamisë (namazet)
Kushtet e kërkuara: - Përgatitje universitare në njohurit Islame, (kusht)
- Përvojë pune (e preferuar por nuk është kusht),
- Njohuri të gjuhës angleze, arabe,
- Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
- Shkathtësi të mira të komunikimit, modest.
- Të jetë kreativ dhe i gatshëm për bashkëpunim me kryesinë e xhamisë,
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B. (e preferuar)
Konkursi mbetet i hapur nga data e postimit deri me dt. 15.02.2024.
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
Kontakt e-mail: [email protected]