Albanian Australian Islamic Society (AAIS) ka hapur konkurs për:

Pozicioni: Imam i Xhamisë Shqipëtare në Melbourne të Australisë
Punonjësi raporton tek: Bordi i Komitetit të Shoqatës Shqiptare Islamike Australiane

Historiku i organizatës tonë “AAIS”
Komuniteti Mysliman Shqiptar në vitin 1963 formoi Shoqatën Islamike Shqipëtare Australiane (AAIS),
e cila në vitin 1969 ndërtoi xhaminë e e parë në Melbourne te Australisë. Që nga ajo kohe e deri me
sot AAIS vazhdon t’i shërbejë si komunitetit mysliman shqiptar ashtu edhe e komuniteteve tjera
myslimane të Melbournit dhe rethinës.
AAIS është organizata më e madhe myslimane shqiptare në Australi me mbi 1000 familje anëtarë
financiarë të kësaj shoqate. Drejtues I kësaj shoqate është Bordi i Komitetit të AAIS. Ky bodr përbëhet
nga trembëdhjetë anëtarë financiarë vullnetarë të zgjedhur.
AAIS- shoqata Islamike Shqipëtare Australiane ka gjithashtu një Komitet aktiv të Grave, dhe Grupin
Rinor që kryesisht vepron në Qendrën Rinore të AAIS me lokacion ne Truganinë, e cila qendër është
e ndërtuar nga vetë anëtarët financiarë të AAIS dhe familjet e tyre dhe atë për sherbime sociale,
kulturore dhe edukativo- arsimore.

Detyrat dhe roli i imamit
Imamit te xhamisë Shqiptare pranë AAIS i parashihen te kryej veprimet dhe aktivitetet qe vijojnë:

  • Te kryej obligimet e përgjithshme të një imami klasik intelektual dhe shkencor.
  • Të mbaj udhëzime fetare- hutbe dhe ligjerata (sipas Shkollës – judirike Hanefite) për anëtarët
    financiarë të Shoqatës dhe familjet e tyre.
  • Te angazhohet në mënyrë proaktive në promovimin e Islamit (sipas Shkollës së Mendimit
    Hanefi), kryesisht për anëtarët financiarë të AAIS-it, si dhe komunitetit më të gjerë, duke u
    angazhuar edhe në aktivitete që ndihmojnë dhe kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e
    identitetit të shqiptarëve mysliman në Australi.
  • Imamit të Xhamisë Shqiptare do t’i kërkohet të punojë ngushtë me Bordin Ekzekutiv të AAIS.

    Kualifikimet dhe aftesitë personale të konkuruesve për këtë pozitë:
  1. Të jetë me prejardhje myslimane shqipëtare.
  2. Të flasë dhe të shkruajë rjedhshëm ne gjuhët: Shqipe Angleze dhe Arabe.
  3. Të ketë kryer studimet e larta (terciare) islame pranë ndonjë institucioni islamik të akridetuar.
  4. T’i përkas shkollës juridike hanefite.
  5. Të ketë eksperiencë për të udhëhequr xhematin e xhamisë si Imam me profesionalizëm.
  6. Te posedoj aftësi për të ligjëruar dhe mësuar islamin; të riturve, te rinjeve dhe fëmijëve.
  7. Të posdoj aftësi komunikuese – organizative dhe zotësi per te mbajtur fjalime publike.
  8. Çertifikatë se nuk ka ndjekje penale dhe se nuk është në hetime nga autoritetet e shtetit
    përkatës.
    Për të aplikuar, vizitoni faqen zyrtare të shoqatës www.aais.org.au/careers

    Aplikimet mbyllen me 23/01/2024
    Për çdo informacion shtesë, ju lutemi na kontaktoni me email në: [email protected]
    Bordi Ekzekutiv i Komitetit të AAIS
  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …