Datë: 19 qershor 2023
Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës:
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Sallagrazhdë
Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e notifikuar nga Kryesia e BIRK).
T’i përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. rregulloreve, vendimeve dhe udhëzimit administrativ të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit.
Të kenë aftësi komunikuese me xhematin dhe shkathtësi organizative për çështje fetare.
Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht.
Të mos kenë vërejtje për punën e tyre, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar.
Të jenë të pranueshëm nga këshilli i xhamisë dhe xhemati përkatës.
Të praktikojnë medhhebin hanefij dhe islamin burimor-tradicional të trojeve tona.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
Diploma e Medresesë dhe Fakultetit.
Certifikata e lindjes.
Certifikata shëndetësore.
Certifikata se nuk është nën hetime, i akuzuar apo dënuar.
Dëshmi mbi karakteristikat në punë (nëse paraprakisht ka punuar).
Deklaratë me shkrim se do t’i kryej të gjitha shërbimet fetare sipas rregulloreve në fuqi.
CV-ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional.
Letërnjoftimi (kopje në të dy anët).
VËREJTJE:
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal apo të noterizuara.
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Suharekë.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në ueb faqen zyrtare të BIRK-ut.
Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim.