Myftiu Tërnava priti sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Giovanni Fungo, të cilin pasi e falënderoj për vizatën e njohu me organizimin, zhvillimin dhe sfidat që ka BIK në punën e saj.
“Populli i Kosovës është shumë mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e KFOR-it për bërjen, sigurimin, ruajtjen dhe garantimin e paqes nga ana e KFOR, jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon”, tha- Myftiu Tërnava.

Komandanti Fungo falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë e Islame të Kosovës për kontributin e dhënë në vazhdimësi në kultivimin e kulturës së bashkëjetesës, mirëkuptim e tolerancës në vend. “Jemi këtu për të ndihmuar popullin e Kosovës dhe për të ofruar e garantuar sigurinë dhe ndërtuar paqen për të gjithë”,- tha komandanti Fungo.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…