Prishtinë, 5 tetor 2016
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava mori pjesë në manifestimin kushtuar Hixhretit – Vitit të Ri të Myslimanëve (1438), në Shkup të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame në Republikës së Maqedonisë. Me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1438h, Bashkësia Fetare Islame në RM organizoi një manifestim të begatë kulturo-fetar. Salla e Teatrit Kombëtar Maqedonas kësaj radhe ishte e ngushtë për t’i përmbledhur të gjithë besimtarët që kishin shprehur dëshirë për ta përcjellë programin e pasur me këndime e interpretime nga kori dhe orkestra e BFI-së që drejtohej nën dirigjimin e mr. Eljesa Asani, por edhe nga interpretuesi me renome ndërkombëtare, Mesut Kurtishi.

Pa dyshim që Hixhreti është një nga manifestimet më të rëndësishme për myslimanët anekënd botës, sepse përkujtohet çasti kur myslimanët do të marrin hov në dëshmimin dhe në praktikimin e një feje të re, e një feje të pranueshme në çdo vend e në çdo kohë, në çdo popull e në çdo rasë. Hixhreti ndodhi sepse duheshin kushte më të mira për të hedhur shtat një qytetërim i ri, një botëkuptim dhe një qasje më racionale mbi botën dhe mbi jetën.
Në fjalën e tij Myftiu Tërnava  vuri  theksin  mbi peshën dhe rëndësinë e Hixhretit. {gallery}hxhrshkup16{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…