Prishtinë, më 8 nëntor 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot ka parë nga afër punimet në restaurimin e xhamisë “Sulltan Murat” – “Xhamia e Çarshisë” në Prishtinë.
Ai u njoftua nga përgjegjësit për restaurimin rreth ecurive dhe mbarëvajtjes së punëve, për të cilat thanë se janë duke shkuar sipas planit të paraparë.
Myftiu Tërnava, me këtë rast, tha se restaurimi i kësaj xhamie kaq të rëndësishme është duke shkuar sipas planit të paraparë dhe se shumë shpejt, kjo xhami do të jetë në funksion të besimtarëve tanë, marrë parasysh rëndësinë e madhe që ka kjo xhami për vendin tonë.