Pozita: Imam, Hatib dhe Mualim.

Vendi: Vjenë, Austri.

Data e aplikimit nga: 15.06.2022 – 30.10.2022

Fillimi i punës: 01.01.2023

Kohëzgjatja e kontratës: 5 Vjeçare (me mundësi vazhdimi +5vj. sipas Rregullores së ALKIG-ut pika 7.1. respektivisht 7.5)

Pagesa bruto vjetore: 14 x 2500 Euro (me mundësi ndryshimi sipas përvojës dhe kualifikimit).

Kriteret obligative:

  • Të këtë të kryer Fakultetin e Shkencave Islame (minimumi i kërkuar)
  • Të këtë të nostrifikuar Diplomën në vendin ku jeton d.m.th. në Ambasadën përkatëse (apo të ketë një Letër Rekomandimi nga Bashkësia Islame apo Këshilli i BI i rrethit prej nga vjen).
  • Ditëve të shtuna të mbajë takime me rininë përkatësisht Xhematin, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre dhe të jetë ne dispozicion të tyre për plot një orë
  • Të flasë dhe shkruajë rrjedhshëm Gjuhën Shqipe dhe Arabe
  • Mësim-besim dy hërë në javë për fëmijë dhe të rritur gjatë fundjavës, si dhe për gjininë femërore të jetë e angazhuar bashkëshortja e Imamit (poqëse ka)
  • Të jëtë i rregullt dhe i saktë në faljen e 5 kohëve të namazit, si dhe  të jëtë në shërbim të Kuvendit dhe Kryesisë dhe t’i zbatojë vendimet e tyre pa ngurrim dhe me përpikmëri
  • T’i takon shkollës juridike Hanefite
  • Gjatë muajit të Ramazanit obligohet që t’i kryejë ritet fetare përkatëse (Taravitë) si dhe ligjeratat para taravisë
  • Ditën e Premte të filloj gjysëm ore para namazit të Xhumasë me ligjeratë si dhe Hytbet t’i këtë të përgaditura mirë me respekt ndaj kohës.

Kriteret e dëshiruara:

  • Të ketë njohuri të Gjuhës Gjermane
  • Të jetë i gatshëm të lexojë Kuran çdo javë pas namazit të Ikindisë
  • Të jetë i gatshëm të udhëtojë në ekskursione të ndryeshmë me xhematin
  • T’i mbajë lidhjet vëllazërore dhe fetare me Xhamitë e tjera shqiptare dhe jo shqiptare.
  • Të punojë sipas Rregullores së ALKIG-ut për Imam.

Dokumentacioni i aplikimit duhet të përmbajë:

  • Rezyme
  • Kualifikimi (Diploma, Certifikata, etj.)
  • Video e juaj duke recituar Kuranin Fisnik 5 minuta
  • Video (shqip) në të cilën shpjegoni eksperiencën tuaj të deritashme dhe çfarë ju bën juve kandidatin më të mirë për këtë pozicion, si dhe cilat janë qëllimet tuaja për të ardhmen.

Kujdes!!!: Aplikimet vetëm nëpërmjet e-Mail adresës zyrtare [email protected] do të procesohen.

Për video materialet dhe Dokumentat me madhësi mbi limitin e lejuar 7MB, përdorni shërbimin falas wetransfer.com duke e dërguar linkun e shkarkimit në e-mailin: [email protected]

Kryesia e QKSH-së Kuvendi i QKSH-së

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …