Ka disa ditë që haxhilerët e këtij viti nga Kosova po qëndrojnë në vendet e shenjta. Ata atje po i kryejnë të gjitha obligimet e Haxhit, dhe po kalojnë momente tepër të veçanta.
Kryesia e Bashkësisë Islame kontaktuar me udhëheqësit e haxhilerëve, dhe ka marrë informacione se të gjithë haxhilerët janë shëndosh dhe mirë, dhe janë duke i kryer obligimet e Haxhit sipas rendit.
Këtë vit nga Kosova për në vendet e shenjta kanë udhëtuar 861 haxhilerë, ndërsa udhëheqës i Haxhit është Vedat ef. Sahiti-drejtor Drejtorisë së Haxhit.
Këtë vit haxhilertë kosovarë i shoqëron edhe Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef, Tërnava.