Prishtinë, më 24 tetor 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, u prit në takim nga z. Abdullah Eren, kryetar i Organizatës qeveritare të turqve jashtë vendit dhe popujve miq, të njohur si YTB.
Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Eren për mikpritjen e ngrohtë dhe në veçanti për mbështjen e institucionit të YTB- së për studentët kosovarë dhe e njohu mbi organizimin e jetës fetare në Kosovë, në veçanti mbi institucionet edukativo-arsimore, siç janë medresetë dhe akultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, si dhe shqyrtoi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit.
Nga ana e tij, kryetari Abdullah Eren falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe njohu atë për mbështetjen e vazhdueshme të YTB-së për studentët kosovarë në vazhdimin e studimeve në universitetet turke, si dhe theksoi gatishmërinë e bashkëpunimit me Bashkësinë Islame të Kosovës në fushën e arsimit dhe ofrimin e lehtësimeve të mundshme për studentët kosovarë.