Prishtinë, 23 qershor 2016
Departamenti i të Rinjve i Këshillit të BI në Kamenicë, organizoi tribunë kushtuar muajit të madhëruar të Ramazanit, ku ligjëroi Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. Në tribunë përveç një numri të konsiderueshëm të të rinjve e xhemaltlinjve qenë të pranishëm paria e Këshillit të BI në Kamenicë, pastaj udhëheqësit e Komunës së Kamenicës, si dhe udhëheqësit e Këshillave të BI nga Gjilani e Bujanoci.
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorët gjatë qëndrimit në Kamenicë bëri iftar me imamët dhe disa xhematlinjë të kësaj ane.
{gallery}kamenicatribune{/gallery}