Departamenti i të Rinjve i BIK-ut, tashmë siç edhe e ka bërë traditë, edhe këtë vit organizoi dhe kreu me sukses kursin e Kuranit dhe të Texhvidit. Ky aktivitet, që ndërkohë u përcoll me ligjërata të shkurtra fetare, zgjati afërsisht një muaj e gjysmë, nga data 03.05.2016 deri më 15.06.2016. Shumica e pjesmërrësve në këtë kurs ishin studentë. Kursi u mbajt në dy lëndë: Mësimi i shkronjave të Kuranit, dhe mësim i rregullave të Texhvidit. Kurset u zhvilluan tri herë në javë, dhe u mbajtën në sallën e Departamentit. Mësimin dhe ligjëratat i mbajti stafi i Departamentit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…