Datë: 20 shtator 2022

KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË GJILAN – shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës: Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e lagjes Zabel në Gjilan
KANDIDATËT E INTERESUAR DUHET TI PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE:

1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në, ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e nostrifikuar nga Kryesia),

2. T’i përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës, Rregulloreve dhe vendimeve dhe udhëzimit administrativ të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit,

3. Të kenë aftësi komunikuese me xhematë,

4. Të jenë të shëndoshë psiqikisht dhe fizikisht,

5. Të mos kenë vërejtje për punën e tyre nëse paraprakisht kanë qenë në punë,

6. Të praktikojnë medhhebin hanefij dhe islamin tradicional të trojeve tona.
DOKUMENTET E KËRKUARA

Krahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto dokumente:

· Diploma e Medreses dhe Fakultetit,

· Çertifikata e lindjes,

· Çertifikata shëndetesore,

· Çertifikata se nuk është nën hetime, i akuzuar apo dënuar,

· Dëshmi mbi karakteristikat në punë (nëse paraprakisht kanë qenë në punë),

· Deklarata me shkrim se do ti kryej të gjitha shërbimet fetare sipas rregullorës,

· CV- te dhënat personale, kualifikime ose dëshmi për aftësim profesional

VËREJTJE:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së të Gjilanit.
Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga dita e publikimit në webfaqen zyrtare të BIRK.

Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim.

  • Konkurs

    Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…