Prishtinë,10 qershor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës Mr.Naim ef.Tërnava me bashkëpunëtor mori pjesë në iftarin të cilin e shtroi z.Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës për Kosovën z.Fatmir Limaj, në selinë e AAK-së në Prishtinë.
Në fjalën e tij Myftiu Tërnava i falënderoi AAK-në dhe Nismën për ftesën këtë iftar dhe theksoi se Ramazani është muaj nga i cili del mesazhi shumë i fuqishëm që ët shtrijmë dorën e ndihmës te vëllai tjetër të begatojmë sofrën e tij, pra t’i japim vlerën që duhet ta ketë një iftar. Që ne bëjmë vetëm në shenj respekti dhe adhurimi ndaj Krijuesit tonë. Ndaj kjo traditë dhe ky bashkimi i yni duhet të jetë në vazhdimësi dhe duhet që bashkërisht që këto vlera të cilat i kemi ne si komb përgjithësisht pa dallim besimi që kemi duke urdhëruar gjithherë në të mirë dhe largimin nga çdo e keqe, duke iu bërë me dije që të gjithëve se feja jonë që ne e kemi, feja islame por edhe fetë e tjera asnjëherë dhe në asnjë moment kurrë nuk kanë urdhëruar dhe nuk urdhërojnë në të keqe, dhunë, vrasje, krime por të urdhërojnë që të jemi bashkërisht rreth sofrës së Zotit, urdhërojnë që të shtrijmë dorën e bashkëpunimit mes njëri tjetrit, të jetojmë në harmoni, tolerancë dhe në mirësjellje të përgjithshme.
Myftiu Tërnava në fund u lut që edhe herëve tjera të jemi së bashku me këto begati q të shumta që na i ka dhuruar neve Zoti. {gallery}aakiftar16{/gallery}