Prishtinë, më 16 gusht 2022

Në Xhaminë e Vjetër të qytetit të Podujevës është shënuar të hënën ceremonia e hifzit dhe duaja e memorizimit të plotë të Kuranit në gjuhën origjinale.

I riu nga Podujeva, Amar Ferati, mori titllin hafëz pasi që me suksesë të plotë ka memorizuar Kuranin në institutin e Hivzit të Medresës së Madhe në Gjakovë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava mori pjesë në këtë ceremoni me ç’ast tha se vendi ynë dhe Bashkësia Islame sot është më e pasur me këtë dhuratë të një hafëzi të ri.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Mensur Hoti, tha se memorizimi i Kuranit është i vecantë, andaj duhet punë e vecantë që të shtohet numri i tyre.

Nga Instituti i Hivzit në Gjakovë thonë se Podujeva dhe qytete të tjera pritet të pasurohen së shpejti me hafëzë të rinj, të cilët janë në përfundim të memorizmit të Kuranit.

Në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, për memorizimin e Kuranit funksionojnë Instiuti i Hivzit në Gjakovë dhe ai në Prizren. Në ndërkohë që tashmë është hapur konkursi për pranimin e nxënësve të ri, ku fillimisht mësohet leximi i Kuranit e më pas edhe memorizimi i tij.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…