Prishtinë, më 16 korrik 2022
Në kuadër të vizitave të vendeve historike të qytetit të Medines, sot, haxhiket nga Kosova kanë vizituar Kopshtin e Xhenetit (Reuda esh-Sherifeh), që është një zonë e caktuar në pjesën e parme të Xhamisë së Pejgamberit a.s. dhe që shtrihet midis shtëpisë dhe minberit të Pejgamberit a.s.
Për këtë, Pejgamberi a.s. ka thënë: “(Pjesa) midis shtëpisë sime dhe minberit tim është një kopsht prej kopshteve të Xhenetit.”
Falja e namazit në këtë pjesë ka shpërblime shumë të mëdha.
Më pas haxhiket kanë kaluar pranë varrit të Pejgamberit a.s., Ebu Bekrit r.a. dhe Omerit r.a., ku kanë dërguar selamet dhe përshëndetjet e tyre për ta, për të vazhduar më pas edhe me vizitën dhe përshëndetjen e mijëra sahabëve të varrosur në Bekia.