Gjatë muajit dhjetor, nga Departamenti i Gruas i BIK-ut, u organizuan disa tribuna kushtuar jetës dhe veprës së njeriut më të nderuar, Muhamedit a.s., pishtarit ndriçues të njerëzisë, i cili është udhërrëfyes i pandashëm i jetë sonë. Profeti Muhamed a.s mbetet shembulli i mirësisë e urtësisë, dhe njeriu më i mirë i njerëzimit. Çdo tubim që kujton lindjen e tij na emocionon dhe na e rikujton misionin tonë në shoqëri.
Po me këtë motiv, më 24.12.2015, në Vushtrri u mbajt një ligjëratë nga Mr. Vaxhide Bunjaku, e cila shpalosi mesazhet hyjnore që i Dërguari i Allahut i la për ne. Programin e hapi drejtuesja e degës së DG-së në Vushtrri, Mr. Rovena Tujani.
Edhe në Mlishevë pati një organizim të tillë. Më 25.12.2015 aty u mbajt takimi i radhës kushtuar njeriut më të ndritur që pati kjo tokë, Muhamedit a.s. Programin e organizuan dega e DG-së në Malishevë, së bashku me DG-në nga Prishtina.
Aty teologia Munavere Paqarizi-drejtuese e degës në Malishevë, mbajti fjalimin hyrës, ku përshëndeti të pranishmet dhe i falënderoi për prezencën e tyre në këtë takim. Pastaj udhëheqësja e DG-së, Mr. Vaxhide Podvorica, përshendeti të pranishmet me një fjalë rasti, e pas saj një fjalë tjetër rasti mbajti edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Shukrije Bytyqi, e cila ndër të tjera potencoi se ndihet e nderuar që është pjesë e umetit të Muhamedit, ndërkaq nuk la pa përmendur dhe rikujtuar viktimat e fundit, siç ishte rasti i Donjetës. Programi vazhdoi me ligjëratën kushtuar jetës së Muhamedit a.s., që e prezantoi teologia Fitore Dervishi. Në fund u shfaq edhe një program i pasur kulturor.
Gjithashtu edhe në Lipjan pati një organizim kushtuar jetës së pejgamberit Muhamed a.s. Aty, me datë 29.09.2015 u bajt tribuna e radhës në “Xhaminë e Lipjanit”. Programi ishte i larmishëm: Kuran, ilahi monologë dhe ligjërata kushtuar Muhamedit a.s. Këtë herë ligjëratën kushtuar jetës së Muhamedit a.s. e dha Mr. Vaxhide Podvorica-Bunjaku.{gallery}trbnmvlddgr{/gallery}