Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava ka pritur sot në selinë e Kryesisë së BIK-ut kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veselin me bashkëpunëtorë, me të cilin ka biseduar për bashkërendimin e aktiviteteve kundër ekstremizmi  dhe radikalizmit, dhe kundër përpjekjes për të identifikuar Islamin me ekstremizmin, terrorizimin.
“Feja islame nuk duhet identifikuar me një grup ekstremistësh që fenë dhe parimet e saj i keqpërdorin për qëllim të tyre, dhe në emër të fesë ushtrojnë dhunë e terror”, tha myftiu Naim ef. Tërnava.

Më tutje myftiu potencoi nevojën që ka Bashkësia Islame për përkrahjen dhe mbështetjen nga institucionet e vendin në mision e saj.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli tha se njeh mirë  angazhimin dhe kontributin e BIK-ut për paqe, mirëkuptim e tolerancë, mirëpo duhet pasuar kujdes që në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të mos lëndohen besimtarët e devotshëm, dhe të mos identifikohet feja islame me elementet ekstremiste, sepse Islami është fe e paqes dhe jo e dhunës.
Myftiu Tërnava dhe kryetari Veseli u dakorduan që të  bashkërendojnë qëndrimet dhe veprimet, me qëllim që të rinjtë tanë të mos bëhen pjesë e grupeve ekstremiste.
Myftiu Tërnava i dhuroi kryetarit Veseli librin e tij të botuar kohët e fundit, “Ligjërime për fenë e atdheun I-II”.
Më pas dy udhëheqësit, myftiu Tërnava dhe kryetari Veseli, vizituan Medresenë e Mesme “Alaudin”, ku u pritën nga nxënësit dhe pedagogët e Medresesë.
Në Medrese, te pllaka përkujtimore, kryetari Veseli fillimisht nderoi dëshmorët e Medresesë të rënë në luftën e UÇK-së, e më pas i shoqëruar nga Myftiu dhe nikoqiri, drejtori i Medresesë, Bahri ef. Simnica, bashkëbiseduan me nxënësit e kësaj shkolle.
Myftiu Tërnava e kryetari Veseli para nxënësve të Medresesë folën për rolin që kanë luajtur medresetë gjatë historisë, si në fushën e arsimimit, edukimit, e posaçërisht në fushën e atdhedashurisë.
Nga medresetë dolën prijës të shquar të popullit shqiptar, si myderriz Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Mulla Idiz Gjilani, dhe shumë të tjerët që e drejtuan dhe e udhëhoqën popullin për liri e pavarësi.
Të dy drejtuesit, myftiu Tërnava dhe kryetari Veseli, potencuar faktin se feja islame nuk ka të bëjë asgjë me ekstremizmin, dhunën, shkatërrimin dhe terrorin, dhe se ajo që po ngjet në Siri e Irak nuk ka të bëjë as me luftë të shenjtë, e as me parime fetare. Atje është një luftë e interesave të grupeve të caktuar, e në të cilën shqiptarët nuk kanë çfarë të kërkojnë, thanë dy udhëheqësit, të cilët edhe shtuan se populli shqiptar, prijësit fetarë, institucionet dhe forumet fetare në vazhdimësi janë angazhuar për kultivimin e paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit, vlera këto që e identifikojnë popullin dhe besimtarët tanë.{gallery}kadrivsl{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program kushtuar festës së 28 Nëntorit

Prishtinë, më 26 nëntor 2024 Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkë…