Dje, më 26 tetor 2015, në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit, organizuar nga OSBE-ja, Zyra regjionale, u mbajt punëtori për ngritjen e tolerancës e dialogut ndërfetar e ndëretnik në Komunën e Lipjanit, ku morën pjese të rinjtë e komuniteteve të ndryshme dhe delegatë të Kuvendit komunal, drejtorë të shkollave, profesorë, etj.
Takimin me një fjalë përshëndetëse e hapi zv/kryetari i Komunës, Sefer Tasholli, per t’i dhënë fjalën më pas edhe Këshiltarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili mbajti ligjëratën “Bashkëjetesa, urdhër hyjnor”. Ndërsa, nga Kisha Ortodokse Serbe i pranishëm qe prifti Srdjan Stankovic.
Gjatë takimit u diskutua për ngritjen e vetëdijes rreth kundërshtimit të gjuhës së urrejtjes, avancimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe kultivimit të tolerancës ndërfetare.
Të gjithë pjesëmarrësit e kanë cilësuar si shumë të rëndësishme këtë punëtori.