Prishtinë, më 16 prill 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij është pritur sonte në iftar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se sonte në shenjë nderi e respekti prita në iftar Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnavën me bashkëpunëtorët e tij.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit, në traditën tonë në Kosovë, ka shërbyer edhe si përafrim e bashkim mes njerëzve, duke u manifestuar me virtyte të larta shoqërore, si solidariteti, mirëkuptimi e humanizmi. Besimi dhe adhurimi ndaj Zotit, posaçërisht gjatë këtij muaji, qofshin frymëzim për të gjithë, që veprat e mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të kultivohen e shtohen edhe më shumë” – thuhet në njoftimin e kryetarit Krasniqi.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin për këtë iftar, duke shprehur edhe njëherë gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut që të punohet për të mirën e gjithë qytetarëve të vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…