Prishtinë, 24 shtator 2015
NJOFTIM PËR OPINION
Haxhilerët tanë janë shendosh e mirë
Njoftojmë opinionin e gjerë se të gjithë besimtarët tanë që gjenden në Mekë për të kryer Haxhin, janë shëndosh e mirë, fatbardhësisht nuk janë të përfshirë në aksidentin që ka ndodhur sot në periferi të Mekës. Besimtarët tanë veç janë kthyer në Mekë, ku po kryejnë ritet e Haxhit.