Prishtinë, më 24 mars 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Myftiu Tërnava uroi kryetarin Kastrati për mandatin e ri në krye të Komunës, duke çmuar kështu gatishmërinë e tij dhe të Komunës së Malishevës për të bashkëpunuar me Këshillin e Bashkësisë Islame të Malishevës.

Nga ana e tij, kryetari Kastari çmoi rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës që çdoherë të jenë në funksion të mirëqenies qytetare, kultivimit të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare, për çka ne gëzojmë respekt si komb shqiptar.

Myftiu Tërnava dhe kryetari Kastrati diskutuan edhe për bashkëpunimin e mirë që ka mbretëruar ndërmjet Këshillit të BI-së së Malishevës dhe Komunës, si dhe u pajtuan që të vazhdohet edhe më tej ky bashkëpunim, dhe që të iniciohen edhe projektet të reja, gjithnjë në interes të komunitetit tonë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…