Duke filluar nga dita e xhuma, 19.06.2015, ekipi i Ramazanit, i caktuar nga ana e Kryesisë së BIK-ut, dhe i përbërë nga teologë dhe nëpunës të Kryesisë, Fakultetit të Studimeve Islame, Medresesë në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, përfshirë këtu edhe anëtarët e Kryesisë, së bashku me Departamentin e të Rinjve dhe atë të Gruas filluan aktivitetet e tyre fetare nëpër terren.
Këto aktivitete përfshijnë ligjërimet në ditën e xhuma, vizitat në namazin e drekës dhe në atë të teravive, në gjithë territorin e Kosovës. Ndërkohë, një ekip tjetër është caktuar për mbajtjen e tribunave, dhe kjo po me kërkesë të Këshillave të BIK-ut.
Në xhumanë e pare, më 19.06.2015, nga ana e këtij ekipi u mbuluan këto komuna:
– Qyteti i Prishtinës, së bashku me fshatrat përreth
– Podujeva
– Rahoveci
– Drenasi
– Podujeva
– Fushë Kosova dhe
– Dragashi
Në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Turqisë (Dijanetin), nëpër të gjitha komunat e Kosovës janë dërguar një ose dy hafizë nga Turqia, të cilët do të falin namazin e teravive. Madje, në disa komuna namazi i teravive do të falet edhe me hatme.
Ndërkohë, kah fundi i kësaj jave, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës do të fillojë organizimin e iftareve rajonalë, për imamët dhe nëpunësit tjetër fetarë.{gallery}aktvrmzn15{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…