Prishtinë, 2 mars 2022

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me koordinatorin e zyrës Dijanetit në Prishtinë, z. Bilal Coşkun, ka zhvilluar sot një takim pune me mualimet e Departamentit të Gruas së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Fillimisht, kryeimami Sahiti i përgëzoi mualimet për punën e deritanishme në xhamitë ku veprojnë, e më pas kërkoi nga to që edhe më tej ta vazhdojnë angazhimin e tyre për mbarëvajtjen sa më të mirë të mësim-besimit.

Ky takim, fokus kryesor kishte përgatitjet për muajin e bekuar Ramazan, për angazhimet dhe për detyrat që do t’i kenë mualimet përgjatë këtij muaji mubarek. Projekti i angazhimit të mualimeve në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës , edhe këtë vit po mbështetet nga zyra e Dijanetit

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…