Prishtinë, 15 prill 2015
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava po qëndron për vizitë në Ankara, ku u prit nga kryetari i DIJANET-it, të Turqisë, prof. dr. Mehmet Gormez, të cilin Myftiu edhe kësaj radhe e falënderoi për bashkëpunimin dhe ndihmën që DIJANET-i i ka ofruar Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në anën tjetër edhe kryetari Gormez e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, si dhe premtoi se bashkëpunimi ndërinstitucional do të njohë rritje edhe në të ardhmen, për të mirën e dy bashkësive të të dy vendeve
Gjatë vizitës se tij në Ankara Myftiu Tërnava mori pjesë edhe në manifestimin qendror të shënimit të ditëlindjes së Pejgamberit a.s., ku ishte i pranishëm edhe ministri i rinisë në qeverinë turke, Akif Agatay Kilic, ndërsa i ftuar special i kësaj mbrëmjeje ishte Sami Yusuf, i cili me ilahitë dhe kasidet e kënduara e zbukuroi edhe më shumë këtë natë.
Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite po e shoqëron Vedat Sahiti, këshilltar i Kryesisë.{gallery}trkprll15{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…