Prishtinë, 7 shkurt 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka marrë pjesë në ceremoninë e Menshurës së reisit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat ef. Fejziq, e cila u mbajt të dielën, në xhaminë “Osmangazi” në Podgoricë. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të bashkësive islame dhe xhamive nga vende të ndryshme të Ballkanit, si nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia etj.

Myftiu Tërnava në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, uroi dhe përgëzoi reisin Fejziq, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për një vazhdim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit. “Ne si bashkësi simotër e juaja i gëzohemi çdo të arriture tuaj dhe atë e konsiderojmë edhe si të arritur të përbashkët. I nderuar reis, deri tash kemi pas një bashkëpunim vëllazëror, shpresoj që edhe tani e tutej vetëm sa do e forcojmë dhe do e rrisim bashkëpunimin, jemi të hapur që të bashkëpunojmë si edhe deri tani në çdo aspekt aty ku është e munduar. E them me përgjegjësi se dy bashkësitë tonë kanë historinë, rrugën që kanë kalaruar deri këtu, sfidat e vështirësitë e njëjta, andaj si edhe deri tash shpreh gatishmërinë tonë që t’i koordinojmë punët e aktivitetet në të mirë të besimtarëve tanë” – tha ndër tjera Myftiu Tërnava.

Ai në fjalën e tij përmendi edhe rolin dhe rëndësinë e detyrës së reisit, si dhe për rolin historik që ka luajtur institucioni i Bashkësisë Islame në vendet e Ballkanit. Ai u shpreh se “detyrën e Reisit apo të Myftiut e kuptoj si një nder e privilegj të madh, por në të njëjtën kohë edhe një përgjegjësi me barrë të madhe, qoftë në botëkuptimin islam, qoftë edhe brenda institucionit të Bashkësisë Islame. S’ka dyshim se institucioni i Bashkësisë Islame është i rrënjosur në vetëdijen e besimtarëve tanë gjithandej nëpër vendet e Ballkanit, prandaj edhe i ka mbijetuar sistemeve të ndryshme politike, dhe ka mbetur i aftë për të ruajtur, transmetuar dhe interpretuar Islamin deri në ditët tona, dhe besoj fuqishëm se kështu do të vazhdoj deri në Kiamet me ndihmën e Zotit.”

Rifat ef. Fejziqi e udhëheq institucionin e Bashkësisë Islame të Malit të Zi që nga viti 2003. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…