Prishtinë, 10 prill 2015
Sot, pas namazit të xhumasë, në fshatin Dardhishtë (Krushevc) të Obiliqit, në një solemnitet rasti u vu gurthemeli për një xhami të re. Në këtë manifestim qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, kryetari i KBI-së në Obiliq, Behar Mjekiqi, si dhe xhemati i Dardhishtës e rrethinës.
Myftiu Tërnava, pasi vuri gurthemelin, i përgëzoi e i uroi xhematin dhe besimtarët e këtij lokaliteti, si dhe i falënderoi të gjitha ata që kontribuuar për nisjen e kësaj xhamie.
“Xhamitë i ndërtojnë vetëm besimtarët e sinqertë që njohin madhërinë dhe fuqinë e Zotit. Xhamia është vend ku adhurohet e madhërohet i Madhi Zot”, tha ndër të tjera Myftiu Tërnava, për të shtuar se ndihet shumë mirë që tashmë edhe Dardhishta po bëhet me xhami të re. Të pranishmit u përshëndetën dhe u përgëzuan edhe nga kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, kryetari i KBI-së në Obiliq, Behar Mjekiqi, ndërsa në emër të xhematit të fshatit të pranishmit i falënderoi imami Shaban Kosumi.{gallery}dardhishte{/gallery}