Prishtinë, 19 janar 2022
Një delegacion i lartë nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të kryesuar nga Kryetari i BIK-ut, Myftiu Naim ef. Tërnava kanë vizituar Bashkësisë fetare islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në pritje të tyre ishte Reisu-l-ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai më bashkëpunëtorë. Kryetari Shaqiri falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe bashkëpunimin shumë të mirë ë kanë dy bashkësitë fetare islame.
Edhe Myftiu Tërnava falënderoi reisul uleman hfz Shaqir ef. Fetai për mikpritjen duke thënë se takimet e tilla do tu shërbejnë dy bashkësive fetare dhe do të jenë të bereqetshme dhe konkrete në të mirë të besimtarëve tanë.
Dy delegacionet në përbërje të zgjeruar biseduam gjerë e gjatë për një bashkëpunim të mirëfilltë për një të ardhme më të mirë.
Në këtë takim po ashtu dy palët pas bisedave konstruktive nga të gjithë pjesëmarrësit u vendos me sa vijon:
– Forcimi i bashkëpunimit të dy bashkësive në sfera të ndryshme të jetës fetaro islame;
– Vazhdimi i realizimit të projekteve në sferën e botimit të veprave të ndryshme, si dhe revista e përbashkët nga tri Bashkësitë fetare: Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë;
– Organizimi i paneleve, simpoziumeve, konferencave të ndryshme si dhe gara të Kur’anit Famëlartë dhe organizime të ndryshme;
– Projekte të bashkëpunimit në mes të Shkollave të Mesme islame – Medreseve dhe Fakulteteve të shkencave- studimeve islame;
– Vizita të ndërsjella të imamëve në territoret e Bashkësive islame me ligjërues të njohur;
– përgatitja e emisioneve dhe projekteve për mjetet e informimit;
– Këmbimi i përvojave të ndërsjella rreth organizimit të Haxhit dhe projektit të kurbanëve;
– Kultivimi edhe më i shëndoshë i doktrinës burimore islame me qëllim të evitimit të synimeve eventuale të radikalizmave të llojeve të ndryshme;
– Përpjekje maksimale të shpjegimit islam konform rrjedhave të kohës me qëllim të një prezantimit të shëndoshë dhe të pastër të Islamit në trevat tona.
– Vizita të ndërsjella të objekteve fetare të njohura dhe atraktive në të dy vendet, bashkësive;
– si dhe shumë ide tjera që i nxjerr koha, situata dhe rrjedhat e zhvillimeve fetare dhe kombëtare;
– Të formohen ekipe profesionale për realizimin gradual të synimeve të parapara nga dy Bashkësitë islame.
– Në të ardhmen të organizohen takime tripalëshe bashkësive islame të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Në fund dy palët përshëndetën takimin dhe vizitën duke konstatuar se bashkëpunimi është vlera më e lartë e besimtarëve të trojeve tona dhe në këtë mënyrë do jemi në krye të detyrës për të bartë amanetin e shpjegimit të Islamit për të qenë në shërbim të Zotit, kombit, vatanit dhe gjinisë njerëzore në përgjithësi.