Prishtinë, 27 nëntor 2021
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef.Sahiti, po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.
Kryeimami Sahiti u prit nga Myftiu i Stambollit, z. Safi Arpaguş, i cili i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi kryeimamin Sahiti për vizitën. Temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Myftinisë së Stambollit.
Kryeimami Sahiti fillimisht e uroi myftiun Arpaguç për detyrën e re në krye të Myftinisë së Stambollit dhe më pas e njohu atë me mbarëvajtjen dhe organizimin e jetës fetare islame në Kosovë. Ne çmojmë lart kontributin dhe angazhimin e institucioneve të Turqisë në mbështetjejen e projekteve konkrete të Bashkësisë Islame theksoi mes tjerash kryeimami Sahiti.
Në fund të takimit kryeimami Sahiti i dhuroi myftiut Arpaguç, librin katalogu i dorëshkrimeve arabe në bibliotekën e Bashkësisë Islame të Kosovës.