Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, më 27 janar 2015 vizitoi ambasadën e Kuvajtin në Tiranë, ku u prit nga ambasadori, Naxhib El-Bedr. Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi ambasadorin për punën dhe kontributin e tij në rritjen e bashkëpunimit e miqësisë në mes Kuvajtit dhe Shqipërisë e Kosovës. Myftiu po ashtu e falënderoi ambasadorin edhe për angazhimin e tij për realizimin e vizitës së para disa ditëve të delegacion të Kryesisë së BIK-së, në Kuvajt, vizitë kjo e prirë nga vetë Myftiu i Republikës.

Myftiu Tërnava dhe ambasadori kuvajtian, Naxhib El-Bedr biseduan për koordinimin sa më të mirë në realizimin e projekteve kuvajtiane në Kosovë, si dhe u dakorduan që në të ardhmen të shtohet bashkëpunimi i dyanshëm.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…