Prishtinë, 10 janar  2015

Sot në Prishtinë, në Xhaminë e Madhe, pas namazit të drekës u organizua manifestimi me rastin e muajit të lindjes së Pejgamberit, Muhamedit a.s., apo siç njihet ndryshe edhe si muaj i Mevludit. Të pranishëm qenë drejtuesit më të lartë të Bashkisë Islame të Kosovës, të prirë nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, pastaj përfaqësuesit e Këshillit të BI-së, imamët e Prishtinës dhe rrethinës, si dhe të ftuar e xhematlinjë të shumtë.

Manifestimi nisi me recitimin e disa pjesëve kur’anore, ndërsa për rëndësinë e  manifestimit kushtuar Muhamedit a.s. para të pranishmëve ka folur Myftiu i Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava, i cili ndër të tjera tha: “Jemi tubuar sot për të kujtuar lindjen e Pejgamberit a.s., të cilin Allahu xh.sh. e dërgoi me misionin që të na drejtojë në rrugën e drejtë.”
Myftiu më tutje tha se jemi këtu për të vazhduar traditën e kahmotshme të shëmimit të lindjes së Muhamedit a.s., të bindur se po kujtojmë një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e ndritshme islame.
Myftiu Tërnava u shpreh se duhet kujtuar Pejgamberin a.s., ngase e kemi për obligim që traditën shumëshekullore të Mevludit ta vazhdojmë dhe ta lëmë  sit ë tillë edhe për brezat që vijnë më vonë, si një trashëgimi pozitive.
Pas fjalës së Myftiut imamët Mustafë ef. Dervisholli, Jahir ef. Beqiri dhe Sallah ef. Feta kanë kënduar pjesë nga “Mevludi” i Tahir efendi Popovës, që u përcoll me shumë vëmendje nga të pranishmit. Ndërsa, duanë e Mevludit e bëri Mehmet ef. Gashi.

{gallery}mvld15{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Mesazh urimi për ipeshkvin Dodë Gjergji

I nderuari ipeshkv, Dodë Gjergji Me nderim e respekt të posaçëm, në këtë ditë të shënuar p…