Në Kajro, më 3-4 nëntor 2014, organizuar nga Universiteti “Al-Az’har” u mbajt Konferenca Ndërkombëtare me temë “Konfrontimi i ekstremizmit dhe terrorizmit”, ku po marrin pjesë dijetarë e përfaqësues nga 120 vende të ndryshme nga mbarë bota islame.

Në konferencë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e të gjitha Kishave nga Lindja e Mesme. Nga Kosova qe i pranishëm këshilltari i Kryesisë së BIK, z. Vedat Sahiti, i cili në këtë konferencë u paraqit me kumtesën “Bashkëjetesa paqësore mes popujve dhe feve -urdhër Hyjnor”.
Në punimet e konferencës u diskutuan këto tema:
1. Përmirësimi i koncepteve të keqinterpretuara në lidhje me temat e ndjeshme, si Xhihadi, Lufta e Shenjtë etj.
2. Ekstremizmi e fanatizmi fetar dhe rreziku që i sjellin fesë dhe shoqërive.
3. Terrorizmi dhe rreziku ndaj fesë e shoqërive në prishjen e rendit dhe sigurisë në botë.
4. Qytetaria dhe bashkëjetesa paqësore në botën arabe-islame dhe ndikimi në botë.
5. Ide mbi të ardhmen paqësore në botë.
Në fund të punime të konferencës u miratua Deklarata e Përbashkët.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…