Prishtinë, 27 gusht 2021
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef.Sahiti, u prit sot në takim nga drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të MPJD-së, ambasadori z. Sabri Kiçmari.
Gjatë takimit u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, sidomos në fushën e promovimit të kulturës së bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare të kombit, si dhe në fushën e promovimit të trashëgimisë kulturore të vendit tonë.
Ambasadori Kiçmari e falënderoi kryeimamin Sahiti për kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e traditës së bashkëjetesës e tolerancës, si një nga vlerat më të çmuara të kombit tonë.
Në fund të takimit, kryeimami Sahiti i dhuroi ambasadorit Kiçmari librin e fundit të botuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës “Dijetarët shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880-1912)” sipas dokumenteve të Meshihatit të lartë Osman.