Prishtinë, 25 gusht 2021

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, dje dhe sot, vizitoi këshillat e Bashkësisë Islame të Deçanit, Istogut dhe të Lipjanit.

Në këto takime të ndara, kryeimami Sahiti u mirëprit nga kryetarët e këtyre këshillave dhe nëpunësit përkatës administrativë, nga të cilët u informua rreth punës dhe aktiviteteve të këtyre këshillave. Ai edhe një herë rikonfirmoi mbështetjen dhe përkrahjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për punën dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të tyre.

Theks të veçantë kishte vizita në Këshillin e BI-së së Deçanit, ku kryeimami Sahiti e njohu kryetarin Rasim ef. Bytyqi, për zhvillimet e fundit në lidhje me realizimin e projektit të restaurimit të xhamisë në fshatin Drenoc. Ai tha se punimet e restaurimit dhe rikonstruimit të kësaj xhamie të djegur vite më parë, do të fillojnë shumë shpejt. Xhamia e Drenocit është në listën e përkohshme të monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Gjatë vizitës, kryeimami Sahiti shoqërohej nga zëvendësi i tij Fatmir ef. Iljazi dhe përgjegjësi për shërbime fetare dhe regjistrim të vakëfeve Abedin ef. Sadriu.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…